8 C
Tetovo
E enjte, 16 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLetërnjoftimet do të vlejnë edhe pas skadimit të afatit, për pasaportat do...

Letërnjoftimet do të vlejnë edhe pas skadimit të afatit, për pasaportat do të kërkohet zgjidhje

spot_img

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski.

Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e VMRO-DPMNE-së tha se Gjykata Kushtetuese do të japë mendimin e saj.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments