Në Kuvend kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, tha se Lidhja Evropiane për Ndryshim do të formojë grupin e vet parlamentar. Grupi do të ketë gjashtë deputetët, ndërsa koordinator do të jetë deputetja Safije Sadiki Shahini.
“Bashkimi ynë po rritet dhe fuqia jonë po shtohet. I bëjmë thirrje edhe njëherë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të mos e zvarris zgjedhjen e anëtarit të KQZ-së për shkak se kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e shqiptarëve nga BDI dhe çirakët e tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, raporton SHENJA.
Ai tha se shqiptarët e dëshirojnë ndryshimin dhe s’ka “kush e ndal këtë ortek”.