Ligji i ri do të sigurojë përfaqësim më të madh të shqiptarëve, tha deputeti i ASH – VLEN, Halil Snopçe në ClickPlus në TV21.

Ai më tej bëri të ditur se ligjin e ka me vete dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë tribunat për të marrë edhe vlerësimet e OJQ-ve.

“Ligjin e kam këtu. Nuk do ta propozojmë menjëherë. Prej javës së ardhshme do të fillojmë me tribunat që të marrim vërejtjet dhe mendimet e OJQ-ve që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit VMRO-DPMNE. Balancuesi edhe nëse shfuqizohet, kjo punë zgjidhet”, tha Snopçe.