Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në Koçan. Ai shprehu dhimbjen e thellë për viktimat dhe për familjarët e tyre, duke i uruar atyre forcë dhe që Zoti t’u lehtësojë dhimbjen. Po ashtu, ai bëri thirrje për shërim të shpejtë dhe të plotë për të lënduarit nga ky ngjarje tragjike.

“Tragjedia e Koçanit ka tronditur zemrat e të gjithë neve. Ngushëllime familjarëve të viktimave! Zoti ju lehtësoftë dhimbjen që ndjeni në këto momente! Shërim të shpejtë e të plotë për të lënduarit!”, ka shkruar Limani në llogarinë e tij në Facebook.