Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se është miratuar ligji për rritjen e pensioneve prej pesë mijë denarëve.

Ai në Facebook shkruan se pensionistët meritojnë edhe më shumë.

“Një hap përpara për mirëqenien e pensionistëve!

U miratua ligji për rritjen e pensioneve prej 5000 denarëve! Ky vendim është një tjetër dëshmi se #NdryshimiVLEN kur punojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.