Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi këtë të diel se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie nga NATO përpara fillimit të mundshëm të negociatave me Rusinë për t’i dhënë luftës.

Zelensky bëri deklarata pas takimit që pati me kreun e ri të BE-së, Kaya Callas dhe me presidentin e ri i të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilët ishin në një vizitë simbolike mbështetëse në Kiev, në ditën e parë të mandatit të tyre.

Udhëtimi vjen pasi tensionet midis Moskës dhe Perëndimit janë të larta pas sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike dhe lëshimit të një rakete eksperimentale hipersonike dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore.

Ndërsa thirrjet për negociata me Moskën bëhen gjithnjë e më të ngutshme, përfshirë edhe nga aleatët e Kievit, Zelensky siguroi se vendi ka nevojë për “armë, duke përfshirë një numër të mirë ose një numër të mjaftueshëm armësh me rreze të gjatë të llojeve të ndryshme”.

Ndër të tjera presidenti ukrainas tha se ka ende kohë që SHBA të bindë shtetet europiane se Ukraina duhet të marrë një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO.