Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe koalicioneve zgjedhore. Partitë politike kanë finalizuar paraqitjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke përcaktuar format e pjesëmarrjes – si subjekte të vetme apo në bashkime parazgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur të garojë në koalicion me parti të tjera në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Për dallim nga herët e tjera, kur në listën e LVV-së përfshiheshin kandidatët e partisë Guxo dhe të Alternativës, në këto zgjedhje është vendosur për “Koalicionin Lëvizja Vetëvendosje”. Përveç LVV-së, Guxos dhe Alternativës, përfshihet edhe Partinë Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Për dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, partitë e tjera parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të hyjnë të vetme në garë. Gjithashtu, si e vetme garon edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit me AAK-në, por që u ndanë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në këto zgjedhje janë paraqitur edhe dy koalicione të tjera, Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB), si dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”.
Ndërkaq, si parti të vetme në garë, përveç PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, garojnë edhe Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK) dhe Kosovski Savez.
Ndërkaq, si nisma qytetare kanë aplikuar “Për socialdemokratët e ashkalinjve” dhe “Iniciativa Qytetare për Kosovë”. Kandidat i pavarur ka aplikuar Nexhmidin Sejdilar.
Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në periudhën 24–30 nëntor kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike.
Subjektet politike aplikuese
Koalicionet:
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
PAI – PDAK – LPB, koalicion i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
Koalicija VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);
Partitë politike:
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
Kosovaki Nevi Romani Partia
Jedinstvena Goranska Partija
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Kosova Demokratik Türk Partisi
Partia Liberale Egjiptiane
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
Socialdemokratska Unija – SDU
Srpska Lista
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
Fjala
Nova Demokratska Stranka – NDS
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK
Kosovski Savez
Nisma Socialdemokrate – Nisma
Iniciativat qytetare:
Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve
Iniciativa Qytetare për Kosovë
Kandidati i pavarur:
Nexhmidin Sejdilar

