E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajme“Maldini shqiptar” debutoi me ekipin e parë të Arsenalit, 18-vjeçari grumbullohet nga...

“Maldini shqiptar” debutoi me ekipin e parë të Arsenalit, 18-vjeçari grumbullohet nga Shqipëria U-21

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.
Të hënën nis grumbullimi i kombëtares Shpresa për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Mes tyre është edhe Maldini Kacurri, i cili grumbullohet për herë të parë me U-21.

18-vjeçari shikohet si e ardhmja e mbrojtjes së klubit londinez, por jo vetëm. Gjithashtu, gjithë sytë janë nga ai edhe si yll i së ardhmes i kombëtares së Shqipërisë.

Shtatlarti tashmë është paraqitur me ekipeve e moshave si Shqipëria U-17 dhe U-19, duke bërë paraqitje mjaft të mira, ndaj ka merituar dhe ftesën e Alban Bushit.

Ai është bërë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit këtë sezon. Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Arena Kombëtare”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments