Man. Junajted do të tentojë të bëjë një rindërtim në skuadër për sezonin e ri.Pas blerjeve të Mateus Kunjas dhe Diego Leon, ata kanë shprehur interesim për ish-mesfushorin e Bajernit dhe lojtarin aktual të Lyonit, Korrentin Tolisso.
Sipas një raporti nga “L’Equipe”, Junajtedi ka bërë “kontakt fillestar” me përfaqësuesit e Tolisso-ve për të “shqyrtuar mundësinë e një transferimi” dhe ylli i Lion thuhet se është i hapur për të bërë transferimin në “Old Trafford”.
Ata po kërkojnë një zëvëndësues për Kristian Eriksenin i cili u largua pas përfundimit të kontratës së tij. Tolisso, sezonin që lamë pas bëri 46 paraqitje me Lionin, ku shënoi 10 gola dhe 9 asistime.