Manchester City e ka nisur vitin e ri 2024 me një lajm të mirë, duke transferuar 17-vjeçarin e Argjentinës, Claudio Echeverri.

Ai shkëlqeu me kombëtaren e tij në Botërorin e U-17, gjë që bëri që ai të merrte vëmendje nga shumë klube europiane.

Gjithsesi duket se Manchester City ka aritur të dalë fitues, duke mbyllur në mënyrë të suksesshme marrëveshjen me River Plate.

Gjithsesi Echeverri do të vazhdojë të luajë për skuadrën e tij argjetninase deri në dhjetor të 2024 dhe më pas do të bëhet pjesë e skuadrës së Guardiolës.