Vetëvendosje ka demantuar ashpër lajmet e rreme të cilat makineria propaganduese e Artan Grubit po i monton dhe i shpërndan nëpër rrjetet sociale dhe përmes përfaqësuesve të saj.

Anëtarët dhe funksionarë të BDI-së po shpërndajnë lajme të rreme se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin BDI e sheh si armikun e saj kryesor është tërhequr nga zgjedhjet në Maqedoni dhe kërkon nga qytetarët të mos votohet.
Por këtë e kanë demantuar nga Vetvendosje.

Arlind Manxhuka, sekretar për komunikim dhe media i LVV, përmes një postimi këtë veprim nga ana e zyrtarëve dhe aktivistëve të BDI-së e thekson krejtësisht gënjeshër.

“Shumë qytetarë po më shkruajnë për këtë gjë, ndonëse nuk mu duk e denjë për t’u marrë me këtë sepse shihet qartë që kemi të bëjmë me diçka krejtësisht të rreme. Është fatkeqësi të shohim të ndodhin këso gjërash, shkruan Manxhuka.

Ndërsa kandidati për deputet i Koalicionit VLEN, Bekim Qoku, para pak çastesh ka postuar një fotografi në të cilën janë bashkë kryeministri Albin Kurti, dhe liderët e VLEN-it Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Arben Taravari si dhe vetë Qoku.

“VVlen të festojmë sot fitoren ndaj një regjimi shkatërrues e të degjeneruar të BDI”, shkruan Qoku.