Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në intervalin nga 13 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 29 deri në 39 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë e lartë dhe do të arrijë në nëntë.
Me diell dhe shumë nxehtë do të jetë edhe në Shkup, ku do të ketë vranësira të pakta dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura ditore në kryeqytet do të ngjitet deri në 39 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga sot deri të premten vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të ngrohtë nga jugu, për shkak të së cilës temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende pritet të kalojë edhe 40 gradë.
Të premten pasdite dhe në orët e mbrëmjes drejt së shtunës, sinoptikanët parashikojnë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Rënie e temperaturave me disa gradë pritet gjatë fundjavës, kur do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior.