E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMashtrim në vlerë prej 4.300 euro në Tetovë: Ia dha veturën për...

Mashtrim në vlerë prej 4.300 euro në Tetovë: Ia dha veturën për testim, por blerësi zhduket pa gjurmë

Me datë 14.04.2025 në orën 13:15. në SPB Tetovë, një 43 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga T. ,,pnj” nga fshati Gajre e Tetovës, për shumën prej 4.300 euro. Sipas njoftimit, ai para tre vitesh ka sjellë një veturë pasagjerësh Chevrolet nga Gjermania, të cilën ka planifikuar ta doganojë dhe e ka parkuar në një garazh në Tetovë. Siç raportohet, pas një kohe personi e ka telefonuar dhe i ka ofruar blerjen e automjetit, pas së cilës i ka dhënë mjetin për testim pa marrëveshje të noterizuar dhe që atëherë ai nuk ka qenë në RMV. Siç raportohet, djali i tij kishte kërkuar disa herë i kishte kërkuar paratë personit T. ,,pnj”, por ai i është shmangur çdo kontakti me ta dhe nuk ka treguar se ku është automjeti. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments