Greqia vitin e kaluar ka qenë opcioni më i preferuar i qytetarëve të RMV-së, gjegjësisht mbi 1 milion qytetarë kanë vizituar fqiun grek. Sipas të dhënave nga Instituti i Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke mbi 1,128,000 turistë, kanë qenë në Greqi. Të dhënat e njejta tregojnë se për dallim nga një vit më parë, numri i turistëve të Maqedonisë në Greqi është rritur për 351 000, pra një vite më parë kishte 777 000 qytetarë.
Sipas numrit të turistëve në shtetin grek, Maqedonia e Veriut është ndër 15 vendet e para në listë. Ai mbetet i pandryshuar në vendin e 11-të, megjithëse numri i vizitorëve nga vendi ynë është rritur ndjeshëm.
Zona më e vizituar është Atika, rajoni më i gjerë i Athinës, më pas janë ishujt në pjesën jugore të detit Egje, dhe në vendin e tretë është pjesa qendrore e Greqisë veriore – rajoni që përfshin Selanikun dhe Halkidikin, ku vizitorët nga Maqedonia e Veriut janë të parët nga tre vendet.
Megjithatë, edhe pse Maqedonia e Veriut është në mesin e tre vendeve të para për nga numri i vizitave në rajonin specifik, ajo nuk është në tre vendet e para për sa i përket numrit të netëve të kaluara dhe shpenzimeve të bëra gjatë qëndrimit.
Në rajonin e Maqedonisë Qendrore vitin e kaluar ka pasur 6.566.000 vizita, ndërsa pjesa më e madhe e vizitave janë nga Bullgaria, përkatësisht 1.821.000, pastaj është Maqedonia e Veriut (1.079.000) dhe Gjermania (917.000).
15 vendet e para me numrin më të madh të vizitave dhe vizitorëve në Greqi janë Gjermania, Britania e Madhe, Bullgaria, Italia, Franca, SHBA, Rumania, Holanda, Polonia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Austria, Belgjika dhe Serbia.
Kujtojmë që Maqedonia dhe Greqia kanë pasur një kontest shumë vjeçarë, I cili përfundoi me një Marrëveshje që e detyroi Maqedoninë ta ndërroj emrin dhe të bëhet Maqedonia e Veriut. Gjatë asaj periudhe kishte edhe pakënaqësi nga ana e qytetarëve të të dyja palëve, që disa herë përfundonin edhe në incidente të vogla.