Në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen nesër, më 8 maj 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative në MPB do të punojë nesër për dhënien e dokumenteve personale me orar pune nga ora 08:00-19:00.

“Po ashtu, njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 03.05.2024 tashmë janë përgatitur dhe qytetarët mund t’i marrin ato”, njofton MPB.