Mbipesha, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.
8 Simptomat e pazakonta të diabetit të tipit 2:
I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.
Bëhet fjalë për:
Erë e gojës me shije frutash
Infeksione të përsëritura urinare
Të përziera e të vjella
Dhimbje në krahë e në këmbë,
Mjegullim të shikimit
Rënie të beftë nga pesha
Luhatje humori të pashpjegueshme.
Mbipesha dhe sëmundjet e tjera
Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
Presioni i lartë i gjakut
Sëmundjet kancerogjene
Vështirësi në frymëmarrje
Dhjamosja e mëlçisë
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.
Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor. Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.
Regjimi mesdhetar për një rënie të shëndetshme nga pesha
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar. Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.
Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut.