8 C
Tetovo
E diel, 19 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMë lirë dhe më mirë në Strugë se në Ohër

Më lirë dhe më mirë në Strugë se në Ohër

Pakënaqësia e qytetarëve nga çmimet enormisht të larta në Ohër ka kulmuar në rrjetet sociale, ku ditëve të fundit po publikohen fotografi dhe komente të shumta nga turistët e zhgënjyer.

Si mysafirët vendorë ashtu edhe ata të huaj po reagojnë publikisht për, siç thonë ata, faturat jorealisht të larta në objektet hotelerike, dyqanet dhe plazhet e Ohrit, ndërsa në Strugë çmime shumë reale, përfshirë edhe rezervimet.

Duke nisur nga 10 euro për një shezlong, 5 euro për një lëng, dhjetëra euro për drekë pa faturë… Ohri po bëhet luks për vendasit, por jo për turistët e huaj“, thotë një nga komentet më të njohura në Facebook.

Në TikTok dhe Instagram qarkullojnë video të faturave me çmime të pabesueshme për vakte të thjeshta, si dhe nga plazhe të papastruara dhe shërbim i dobët, gjë që e ndez edhe më shumë debatin.

Qytetarët kërkojnë kontroll më të madh nga institucionet kompetente, ndërsa punonjësit e turizmit theksojnë se çmimet i korrigjojnë sipas rritjes së kostove të furnizimit. Ata shtojnë se duhet pasur parasysh se bëhet fjalë për një vend turistik dhe se është normale që në periudhën e verës çmimet të jenë më të larta.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments