Me propozim të Minsitrisë së Shëndetësisë, Qeveria e RMV-së sot e shqyrtoi dhe miratoi infromacionin në të cilën liroi nga obligimet në punë kategorinë në rrezik siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet.
Kjo vlen nga dita e nesërme (12.07.2024) dhe do të zgjasë deri më 18.07.2024, ndërkaq punëdhënësit duhet ta riorganizojnë punën e punëtorëve që punojnë në ndërtim dhe punëtorët që punojnë në hapësira të hapura, përkatësisht të shmangen punët në hapësira të hapura nga 11:00 deri në ora 17:00.
Po ashtu ndalohet që në çerdhet e gjithë vendit të mos praktikohet aktivitet fizik në hapësira të hapura nga ora 11:00 deri në ora 17:00.