BE-ja do të ngrijë paratë e destinuara për Serbinë, sepse vendi po bën hapa prapa në reformat pro-evropiane, mëson mediumi serb N1.
Sipas mediumit në fjalë, kjo do të njoftohet zyrtarisht nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, në takimin e sotëm të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).
Kështu, Serbia mbetet pa 1.5 miliardë euro nga i ashtuquajturi “Plan i Rritjes” për shkak të reformave të diskutueshme gjyqësore, përcjell Telegrafi.

