Mësimdhënësit nuk do të hynë në grevë edhe përkundër faktit se nuk ka premtime për rritjen e pagave. Sipas kreut të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për momentin po negociohet dhe i jepet mundësi ministres së Arsimit të dalë me propozim deri kah mesi i shtatorit. Nedellkov thotë se deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje përveç deklaratës së nuk ka para në buxhet për rritje të pagave. Sindikata këmbëngul në rritje prej 12 për qind ashtu siç parasheh ligji për pagën minimale.
“1 shtatori, përkatësisht 2 shtatori është nesër. SASHK-u nuk ka marrë vendim se do të ndërmarrë ndonjë masë radikale sindikale, mendohet për protesta ose grevë, kështu që prindërit nuk duhet të shqetësohen për fillimin e vitit të ri shkollor. Ne ashtu siç paralajmëruam edhe më herët do të jemi dhe jemi konstruktiv si partnerë social me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë dhe presim deri kah mesi i shtatorit diku të rrumbullakojmë negociatat ose marrëveshjet lidhur me rritjen e pagave”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.