Kombëtarja e Francës nuk do të përfshihet në ndeshjen ‘play-off’ për vendin e tretë në Euro 2024 pasi u eliminua në fazën gjysmëfinale nga Spanja. Ky është fundi i garës për skuadrën e Didie Deshamp, i cili nuk do të marrë pjesë në një ndeshje ‘play-off’ për vendin e tretë siç ndodh në Kupën e Botës.

Në vitin 2022, Maroku u ndesh me Kroacinë për vendin e tretë pasi humben kundër Argjentinës dhe Francës përkatësisht në fazën gjysmëfinale.

Megjithatë, në Kampionate Evropiane nuk ka pasur një ndeshje play-off për vendin e tretë që nga Euro 1980, e cila u mbajt në Itali. Mikpritësit u përfshinë në ndeshjen e fundit të ‘play-off’-it për vendin e tretë pasi humbën 9-8 kundër Çekosllovakisë në penallti pasi barazuan ndeshjen 1-1.

Edhe pse Italia po luante, interesi për lojën ishte i ulët dhe audienca televizive ishte në rënie. Në fakt edhe frekuentimi brenda stadiumit ishte nën pritshmëritë.

Që atëherë, ka pasur 10 kampionate evropiane pa ndeshje të ‘play-off’-it për vendin e tretë.