Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi.
Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten financiarisht përmes fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet total prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë: 1 milion $ për ndryshimet klimatike, 3 milion $ për biodiversitetin dhe 2.74 milion $ për degradimin e tokës.
UNDP vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe strategjik, përherë dhe në çdo cep ku përballja me sfidat mjedisore kërkon veprim konkret. Me këtë marrëveshje, po kalojmë nga premtimet në punë të matshme, nga planet në rezultate.
Sepse koha për veprim nuk është nesër. Është sot.
Dhe përballë krizave mjedisore që nuk njohin kufij, veprimet tona kombëtare janë pjesë e një përgjegjësie të përbashkët. Ne kemi zgjedhur të jemi pjesë e zgjidhjes!” – shkruan Mexhiti.