Në takim me diasporën shqiptare në Cyrih të Zvicrës, Izet Mexhiti tha se Ali Ahmeti e kandidoi për president Bujar Osmanin brenda natës dhe këtë e bëri për ta përçarë votën shqiptare, transmeton TV21.

Ai tutje tha se një parti që del nga lufta dhe përfundon me konceptin qytetar bashkë me komunitetet e vogla, është drejt shkrirjes në LSDM ose VMRO.