Zv.kryeministri Izet Mexhiti akuzoi BDI-në se është e gatshme të sakrifikojë edhe gjuhën shqipe me qëllimin e vetëm për të krijuar tensione dhe për të dalë në protesta. Sipas Mexhitit shtrohet pyetja se përse Kushtetuesja, e cila sipas tij përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së me vite të tëra e ka mbajtur lëndën për Ligjin e Gjuhëve në sirtar. Zv.kryeministri i parë tha se pa dashur të ndërhyjë në punën e Gjykatës shpreson se veprimi i marrë nuk do të jetë në drejtim të prishjes së proceseve të rëndësishme.
+deklaratë Gjuha

“E para nuk është dilema të shfuqizohet gjuha shqipe, por është dilema që është e hapur para shumë viteve për disa neve të ligjit aktual. Bëjmë pyetje përse kjo gjykatë kushtetuese vite të tëra e ka pasur lëndën në sirtar dhe tani e nxjerr në sipërfaqe kur e dimë që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së dhe mendoj se është një ndër tendencat, pra në këtë rast janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe gjuhën shqipe vetëm për të krijuar situata destabilizuese dhe për të dalë për të protestuar në rrugë. Pra kjo ndodh sepse ligji nuk është sjellë në mënyrë të duhur, e dyta pra pse Gjykata Kushtetuese deri tash nuk ka vepruar në këtë drejtim. Sido që të jetë ne nuk duam të ndërhyjmë në gjyqësi në Gjykatën Kushtetuese por mendoj se do të gjejnë forcë dhe energji për ta shqyrtuar, analizuar në mënyrë të saktë pra se çfarë veprimi marrin i cili mund të krijojë destabilizim dhe mund të prish shumë procese valide dhe të rëndësishme për shtetin”, tha Izet Mexhiti, zv. kryeministër.