Zv/kryeministri i parë i RMV, Izet Mexhiti sonte ka qenë i ftuar në “Pressing” në Kosovë ku ka folur për përfaëqësimin e shqiptarëve, përqindjen në ekzekutiv që ka marrë VLEN në Qeverinë aktuale, akuzat që i bëjnë opozita, e tema tjera.

Mexhiti foli për riorganizimin e Qeverisë që këtë e votoi edhe BDI-ja që sot është kundër. Mes tjerash zv/kryeministri i parë u shpreh se “ky pushtet nuk është identik si ai paraprak por që 70 deri 80% përsëri i kanë shqiptarët, nga ato resore që i ka pasur pushteti paraprak.”

Mexhiti u shpreh gjithashtu se “BDI ka pranuar të futet në Qeveri me Mickoskin dhe VMRO-në me vetëm 4 ministri dhe pa kryeparlamentarin shqiptar! BDI e ka pranuar këtë ofertë. Ndërsa ne, e kemi ruajtur një rregull që nga 3 pozicionet kryesore të shtetit, 1 e kemi marrë ne, pra kryeparlamentarin që është Afrim Gashi. Mund të them se shqiptarët kanë një përfaqësim dinjitoz.”