TV21 mëson se liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami sot janë në Prishtinë, në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në takim do të jetë prezent edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, shkruan TV21. A do të arrijë kryeministri, njëherë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta bind Taravarin që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare?