Më 18.09.2026 në ora 20:30, në rrugën lokale fshati Negotinë – fshati Dobërdoll, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë ndaluar një motocikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga B.M. (49) nga fshati Negotinë. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi e drejtonte motocikletën pa poseduar leje drejtimi -patent shoferi. Ai është privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa motocikleta është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

