Kreu i LD-së, Izet Mexhiti pak para votimit të Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, tha se po nis një kapitull i ri politik në RMV, përcjell TV21. Mexhiti tha se klasa e vjetër politike po zëvendësohet me gjeneratën e re.
“Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit. Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej!”, shkroi Mexhiti.