8 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: Për herë të parë procesverbalet në qeveri do të jenë edhe...

Mexhiti: Për herë të parë procesverbalet në qeveri do të jenë edhe në gjuhën shqipe

Ata që akuzojnë, i kanë bërë procesverbalet në gjuhën maqedonase, tha zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në lidhje me publikimin e procesverbaleve në qeveri, shkruan TV21. Mexhiti tha se që nga dita e djeshme, pa marrë parasysh se kush udhëheq me seancën qeverisëse, procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, respektivisht edhe në gjuhën shqipe.

“Nuk është e vërtetë, procesverbalet në vazhdimësi, pra në qeveritë e kaluara kanë qenë vetëm në maqedonisht, vetëm ata një muaj sa ka qenë Talat Xhaferi kryeministër ka pasur në dy gjuhë, ndërsa 20 vite të tëra BDI-ja, qeveritë e BDI-së i kanë pasur në një gjuhë dhe dje e keni parë edhe dallimin, seancat që i udhëheq unë, dmth janë në dy…edhe procesverbalet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa tash e tutje, për herë të parë, pa marrë parasysh se kush i udhëheq seancat qeveritare, për herë të parë pas 30 viteve, pa marrë parasysh se kush është kryeministër, edhe procesverbalet do të jenë në dy gjuhë, pra edhe në gjuhën shqipe. Prej kur? Prej dje”, tha Mexhiti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments