8 C
Tetovo
E enjte, 12 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për...

Mexhiti: Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria po vijon me procesin e bllokimit të faqeve të paligjshme të kazinove online.

Me poshte mund ta lexoni te plote postimin e Mexhitit.

Po i mbyllim dyert për bixhozin online. Po hapim rrugën për një rini të shëndetshme dhe të sigurt

Sot, si Qeveri vazhdojmë me procesin e bllokimit të faqeve të paligjshme të kazinove online një hap që vjen si realizim i drejtpërdrejtë i njërit prej premtimeve tona më të zëshme para zgjedhjeve. VLEN mbetet e vendosur në premtimet e saj.

Me propozim të Qeverisë, do të bllokohen edhe 173 faqe interneti të cilat ofronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati. Dhe bashkë me 53 faqet e bllokuara një muaj më parë ky numër shkon në 226.

Kjo Qeveri, ndryshe nga ajo e mëparshme, nuk do të jetë aleate e industrisë së bixhozit.
Kjo Qeveri mbron familjet dhe të ardhmen e të rinjve.

VLEN premtoi masa kufizuese ndaj bixhozit dhe sot po vazhdojmë me zbatimin e atij zotimi.

Ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me një luftë sistematike kundër kazinove dhe shprehive të dëmshme që po e brejnë shoqërinë dhe familjet tona.

Nuk do të ketë më kazino online në çdo shtëpi, përmes telefonit.

Politikë e përgjegjshme për një të ardhme të shëndetshme kjo është rruga jonë.

#VLEN #PunëJoFjalë #MbrojtjePërRininë #JoKazinoOnline

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments