Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë për Radion Evropën e Lirëka komentuar edhe zërat e rritjes së shumicës parlamentare.
Radio Evropa e Lirë: Si ju ashtu edhe kryeministri shpallni një rritje të mazhorancës parlamentare, por asnjë deputet nuk ka kaluar në anën tjetër. Keni hequr dorë nga ideja për të bindur deputetët?
Izet Mexhiti: Jo, ka komunikim. Më shumë deputetë nga opozita po komunikojnë dhe duan të jenë pjesë e mazhorancës së re. Mendoj se, nuk e di datën, por do të ndodhë.