Zëvendëskryeministri i parë, IZet Mexhiti sot takoi ambasadorin hungarez në Shkup, Andrash Klein me të cilin mes tjerash biseduan edhe për mbështetjen e madhe që Hungaria i jep Maqedonisë së Veriut, si në planin bilateral ashtu edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot pata një takim të rëndësishëm pune me ambasadorin hungarez në Shkup, Andrash Klein. Gjatë bisedës tonë të parë, vlerësova mbështetjen e madhe që Hungaria i jep Maqedonisë së Veriut, si në planin bilateral ashtu edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ramë dakord se qeveritë tona po bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe për të përshpejtuar integrimin e Maqedonisë në BE. Me kryesimin e Hungarisë në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, ne shohim një mundësi të madhe për të përparuar më shpejt në këtë rrugë”, shkroi në Facebook, Mexhiti duke shtuar se në takim është biseduar gjithashtu edhe për agjendën e gjelbër dhe rolin e vendit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. /Alsat.mk