Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte në tubimin qendror përfundimtar të VLEN-it në Shkup tha se për dy vite të tëra ka dëgjuar vetëm thirrjen: “Boll Më”.
Mexhiti më tej kishte një porosi për të gjithë ata që u dënuan padrejtësisht si dhe për të gjithë të rinjë që kanë emiguar në gurbet.
“Më shumë se dy vite të tëra kam lëvizur në çdo lagje, çdo mëhallë, çdo fshat, çdo qytet dhe kam dëgjuar vetëm një thirrje. Boll më, boll ishte për të gjithë ata shqiptar të dënuar padrejtësisht si Feta Alimi e shumë të tjerë. Boll ishte për të gjitha ato familje që në sofrat e Bajramit nuk i kanë më të dashurit e tyre, famijët e tyre ne gurbet. Sonte kam vetëm një porosi. Durim, sabër, rrini rahat, zullumi është trashë do të këputet kësaj radhe”, u shpreh Mexhiti.