emër të zyrtarëve publikë në ndërveprimin e tyre me gazetarët, presioni ndaj gazetarëve që hetojnë korrupsionin, keqinformimi, gjuha e urrejtjes në mediat online dhe sociale dhe vetëcensurimi.

Shoqatat e pavarura të medias kanë shprehur frikën rreth ndryshimeve të propozuara në Aktin e Shërbimeve Audio dhe Audio-Vizuale, të cilat mund të lejojnë reklamimin e fushatave qeveritare me “interes të lartë publik” përmes transmetuesve komercialë. Kritikët argumentojnë se kjo mund të përkeqësojë korrupsionin në media dhe ndërhyrjen editoriale, thuhet në raport.

Sindikata e medias raportoi raste presionesh dhe kërcënimesh ndaj anëtarëve për shkak të kundërshtimit të këtyre ndryshimeve.

“Ligji ndalon fjalët që nxisin urrejtje kombëtare, fetare ose etnike dhe parashikon dënime për shkeljet. Përveç televizionit dhe mediave sociale, këto kufizime përfshinin median e shkruar dhe transmetuese, botimin e librave dhe gazetat dhe revistat online. Qeveria ka ndërmarrë hapa të kufizuar për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”, thekson raporti.

Lidhur me mbrojtjen e pjesëtarëve të grupeve racore apo etnike nga dhuna dhe diskriminimi, raporti regjistron se koalicioni “Margini” raportoi 24 raste të shkeljeve ndaj romëve në aspektin e aksesit në shëndetësi, mbrojtje sociale, akses në mallra dhe shërbime,etj.

Raporti thotë gjithashtu se ministri i drejtësisë kishte mbyllur klubet kulturore bullgare Car Boris III dhe Ivan (Vanço) Mihailov, duke cituar një ligj të vitit 2022 që kërkon që organizatat e emëruara sipas mbështetësve ose bashkëpunëtorëve të fashizmit të ndryshojnë emrat e tyre.

Departamenti i Shtetit regjistron situatën e të drejtave të njeriut në afro 200 vende dhe territore anembanë botës.