Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë i ka dërguar mesazh koalicionit “VLEN” nga tubimi në Shkup në fillim të fushatës së kandidates për president Gordana Siljanovska.

“Një mesazh për opozitën shqiptare – duam të bëjmë koalicion me ju, por edhe të respektojmë njëri-tjetrin si miq dhe bashkëqytetarë.

Maqedonasit dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët kanë të njëjtat probleme dhe sfida.
Djemtë dhe vajzat e tuaja po shpërngulen njëjt si tonat.
Të punojmë së bashku për një shtet me sistem në të cilin të gjithë do të kenë privilegje të barabarta, por edhe përgjegjësi”, tha Mickoski.