Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se nesër do të ketë një takim me Arben Taravarin lidhur me funksionimin e ardhshëm të qeverisë. Ai tha se dëshiron të dëgjojë një qëndrim të qartë nga Taravari nëse partia e tij ka një marrëveshje me BDI-në për bashkëpunim të ardhshëm në zgjedhjet lokale.
“Mendoj se për nesër është caktuar një takim me Taravarin për funksionimin e ardhshëm të qeverisë, dhe dua të dëgjoj qëndrim nga Taravari nëse është e vërtetë që ka një marrëveshje mes partisë së tij dhe BDI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku ai do të nxjerrë kandidatë, ndërsa BDI nuk do të nxjerrë kandidatë. Kjo do të thotë vetë-nënçmim si parti politike, dhe së dyti që në mënyrë të heshtur do ta mbështesë BDI-në, e kjo për mua është e papranueshme si kryeministër,” deklaroi Mickoski.