8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu: Zhelina, Tetova, Tearca dhe Bogovina marshuan krah për krah për 28...

Sejdiu: Zhelina, Tetova, Tearca dhe Bogovina marshuan krah për krah për 28 Nëntorin

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka marrë pjesë sot në Tetovë në marshimin e organizuar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Sejdiu, së bashku me kryetarin e Tetovës dhe nxënësit, marshoi në kuadër të një manifestimi ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Zhelina, Tetova, Tearca dhe Bogovina.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sejdiu ka vlerësuar performancën e nxënësve, duke theksuar emocionet, krenarinë dhe dashurinë për flamurin kombëtar.

Ai theksoi se flamuri kuq e zi mbetet simbol i historisë, identitetit, krenarisë dhe unitetit shqiptar.

„Kur jemi bashkë, flamuri na bashkon edhe më shumë“, ka shkruar Sejdiu, duke uruar 28 Nëntorin.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments