Kryetari i VMRO-DPMNE-së, pas përfundimit të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv ka prezantuar propozimet e partisë së tij për ministra në Qeverinë e ardhshme.

Ministër për Transport dhe nënkryetar i Qeverisë- Aleksandar Nikillovski.

Ministër i Mbrojtjes- Vllado Misajllovski

Ministër i Financave- Gordana Dimitrovaska Koçoska

Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregti- Timço Mucunski

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale- Zllatko Perinski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Transformim Digjital- Stefan Andonovski

Ministër i Sportit- Borko Ristovski

Ministër i Energjetik- Sanja Bozhinovska

Ministër i Bujqësisë- Cvetan Tripunovski

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Zoran Lutkov

Ministër i Punëve të Brendshme- Pançe Toshkovski

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Vesna Janevska

Ministër i Sistemit Politik- Lupço Dimovski

Ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive- Ivan Stoillkoviq

Ministër i caktuar për implementimin e Dekadës së Romëve- Shaban Saliu.

Më herët Mickoski kishte deklaruar se propozim përbërjen dhe programin e Qeverisë do t’i dorëzojë në Kuvend të martën, pas së cilës të caktohet seanca për përzgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.