Mandatari Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë deklaroi se akuzat e qeverisë na defokusojnë nga problemet reale të qeverisë.
Ai tha se do t’i ketë parasysh vërejtjet në funksionimin e mëtejshëm, më shumë se çfarë nuk duhet të bëj.
“Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se qytetarët dëshirojnë më tepër para, jetë më dinjitoze, ndërsa këto për shkak paaftësisë së pushtetit të deritanishëm nuk ka qenë të mundur.
Mickoski tha se opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak se ndodhi Llaskarca, spitali modular i Tetovës dhe shumë raste tjera.
Hristijan Micksoki tha se humbja ka ndodhur për shkak se qytetarët dëshirojnë figura të reja, andaj duhet të reformohet opozita.
Mickoski tha se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë derisa ai të jetë kryeministër. /SHENJA/