Kryeministri Hristijan Mickoski pohon se Qeveria do të pranojë çfarëdo propozimi për të cilën do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit. Ai tha se propozimi i sindikatave që qeveria të subvencionojë kontributet deri në 30 mijë denarë nga paga minimale nuk mund të ndodhë, sepse për këtë nuk janë paraparë mjete në buxhet.
“Fillimisht duhet të zgjedhim përfaqësues dhe vetëm atëherë mund të flasim për marrëveshje. Nëse zgjidhet përfaqësues dhe nëse ai dhe punëdhënësit bien dakord për pagë prej 30 mijë denarë në të cilën punëdhënësit do t’i paguajnë plotësisht kontributet për punëtorët, ne do ta pranojmë dhe nuk kemi asnjë problem me këtë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Mickoski akuzoi edhe Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë se është bërë bashkë me opozitën, përkatësisht partinë E Majta, LSDM-në dhe BDI-në. Ata u përgjigjën se punëtorët po luftojnë për kafshatë buke dhe politikanët për politikë të kulluar.
“Ne punëtorët luftojmë për kafshatë bukë, politikanët për politikë të kulluar! Lufta për rritjen e pagave të punëtorëve është luftë e pastër punëtore”, thonë nga LSM.
Sipas ligjit, paga minimale duhet të rritet për 1.800 denarë, përkatësisht do të arrijë në 24.400 denarë dhe duhet të përcaktohet në gjysmën e dytë të marsit në Këshillin e ardhshëm ekonomiko-social. Sindikatat deklaruan ditë më parë se për sa kohë që kërkesat e tyre nuk plotësohen, nuk përjashtojnë mundësinë e një greve të përgjithshme dhe bllokada. /Alsat.mk