8 C
Tetovo
E enjte, 16 Tetor, 2025
BallinaLajmeBotaMijëra vetë protestuan në Uashington kundër Kryeministrit Netanjahu

Mijëra vetë protestuan në Uashington kundër Kryeministrit Netanjahu

spot_img

Mijëra protestues kundër luftës së Izraelit në Gazë, disa prej të cilëve mbanin flamuj palestinezë, u mblodhën të mërkurën para Kapitolit në Uashington, përpara një fjalimi të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu para anëtarëve të Kongresit, raporton Zëri i Amerikës.

Një prej pankartave e quante Kryeministrin Netanjahu një “kriminel të kërkuar lufte” në lidhje me një urdhër arresti lëshuar nga prokurorët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Zoti Netanjahu i mohon me forcë akuzat për krime lufte. Qarkullimi u ndalua në disa rrugë pranë Kapitolit.

“Dua që e gjithë ndihma për Izraelin të pezullohet për shkak të veprimeve të tij në Gaza,” tha Bradley Cullinan, i cili tha se kishte ardhur nga Kolumbus, Ohio, 640 km larg.

Dhjetra ligjvënës demokratë po bojkotojnë fjalimin e zotit Netanjahu në Kongres, duke shprehur shqetësimin për mijëra civilët e vdekur dhe krizën humanitare shkaktuar nga fushata e Izraelit në Gazë.

Anëtarë të një grupi hebre ultra-ortodoks mbanin flamuj palestinezë dhe shenja ku shkruhej “Palestina e lirë” dhe “Anti-zionizmi nuk është antisemitizëm”, ndërsa një grup protestuesish të rinj mbanin pankarta të mëdha ku lexohej “Ndaloni armatimin e Izraelit dhe “Stop Krimeve të luftës në Gazë”.

Grupet pro-palestineze dhe studentët e universitetit kanë protestuar për muaj të tërë në Shtetet e Bashkuara kundër ofensivës së Izraelit në Gazë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments