Zyra e Kryeminstrit, Albin Kurti, me një komunikatë për media ka njoftuar se shefi i Qeverisë sot pret në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 12:30”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.
Para Kurtit, Pistorius do të takoj të parën e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi me Osmanin është përcaktuar të jetë nga ora 11:00 ku më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për media.