Edhe pse ministri dhe zëvendësministri shqiptar nga radhët e BDI-së Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka injoruar terësisht dy universitete shqiptare Universitetin e Tetovës dhe Universitein ‘’Nëna Tereza’’, duke mos i’u dhënë asnjë denarë nga mdarja vjetore e buxheti për mbështetjen dhe zhvillimin e resurseve laboratorike.
Sipas të dhënava të treguara nga Institui për Demokraci dhe Analiza Ekonomike, Ministria e Arsimit jo vetëm për vitin 2024 por dhe per dy vitet tjera ka ndarë zero denarë për universitetet shqiptare. Në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit ndaj këtij instituti nuk kanë treguar dy vlerësuesit e jashtëm se kush kanë qenë ata që kanë refuzuar projektet e universiteteve shqiptare. Nga ky refuzim ministri Jeton Shaqiri dhe zëvendësi i tij Agim Nuhiu nuk e kanë parë të udhës të reagojnë në dobi të hulumtimit dhe shkencës të profesorëeve dhe studentëve shqiptarë.
Siç kanë njoftuar nga Institu për demokraci dhe analiza ekonomike bazuar në ligjin ppër qasje të lirë në informata me karakter publike, pritet të merret vesh se kush kanë qenë dy vlerësuesit e jashtëm dhe si ka qenë e mundur që me zero denarë të përjashtohen dy universitete shqiptare e Universiteti i Shtipit që është shumë më i ri të merr 10 milionë denarë.
Ndryshe po nga Ministrai e Arsimit janë ndarë me miliona denarë për universitetet tjera shtetërore, UniversitetShën Kirili dhe Metodi për vitin 2023 ka përfituar më së shumti edhe atë 90 milion e 926 mije e 163 denarë, për vitin 2022 ka përfituar 93.578.747.00 denarë ndërsa për vitin 2021 ka marrë prej buxhetit të shtetit 2.781.047.00 denarë.
Universiteti i Shtipit për vitin 2024 ka përfituar 6.392.629.00 denarë, për vitin 2022 ndërsa për vitin 2022 ka marrë nga buxheti shtetit 10.407.371.00 denare.
Shuma në miliona denarë kanë marrë edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve, Universieti ‘’Shën Klimenti i Ohrit’’, Instituti Hidrobiologjik në Ohër.
’ 2 milion e 781 mijë denare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së veriut 8 milion e 11 mijë denare, Universiteti ‘’Goce Dellçev’’ në Shtip 10 milionëe 407 mijë denarë.