Moti sot do të jetë me vranësira të pjesshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Vende-vende në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 20 litra për metër katror), bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 kilometra në orë).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.