Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 35 deri 42 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë Celsius.