Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite dhe lokale me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej shtatë deri në 18, ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 27 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë kushte për reshje lokale shiu.