Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa në viset malore me reshje të borës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e pasdites në pjesët veriperëndimroe dhe verilindore të vendit, ku lokalisht pritet të bijnë mbi 25 l/m2. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup, moti kryesisht do të jetë i vrenjtur dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë mesatare, p-ërkohësisht të përforcuar nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 8 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 13 gradë.

Prej të dielës fillon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me periudha me diell. Temperaurat e mëngjesit vende-vende do të zbresin edhe nën zero.