Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në disa vende do të ketë reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 26 deri 33 gradë celcius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, si dhe do të ketë kushte për reshje të shiut.

Gjatë fundjavës moti në vend pritet të jetë me procese me intensive, me çka do të ketë reshje të shiut, erë të fuqishme dhe bubullima.