Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (14.01.2024), ka kryer kontrolle të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç ‘rast janë gjobitur 377 shoferë.
“Prej tyre, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 185 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 192 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.