Ministria e Punëve të Brendshme njofton se vazhdon hetimi për zjarrin në diskotekën Puls dhe se në Koçan janë zhvilluar edhe bastisje të tjera. Zyrtarët policorë një ditë më parë kanë bastisur shtëpinë e D.J., automjetin e tij dhe dy objekte gastronomike si dhe zyrat e Inspektoratit shtetëror të tregut në Koçan.
Në shtëpinë e D.J. janë konfiskuar një laptop, disa telefona, dokumente dhe materiale të tjera. Gjithashtu janë konfiskuar dokumente financiare. Në Inspektoratin e tregut në Koçan janë konfiskuar një kompjuter, një laptop dhe një tablet si dhe dokumentacioni i plotë për pronësinë e personit D.J. Personi në fjalë besohet se është pronar i diskotekës Puls.